Putin paralajmëron NATO-n: Po shkojmë drejt luftës globale, pasojat do jenë serioze

Aktualitet

Putin paralajmëron NATO-n: Po shkojmë drejt luftës globale,

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ashpër ndaj hipotezave se Kievi do të përdorë raketat e furnizuara nga vendet e NATO-s për të goditur thellë në territorin rus.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tashkent, në fund të një vizite në Uzbekistan, ai solli në vëmendje Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili të shtunën foli për nevojën e lejimit të Ukrainës që të përdorë armatimet perëndimore kundër Rusisë.

“Pasojat do të jenë serioze”, paralajmëroi Putin, duke nënvizuar se në çdo rast Moska do të mbajë NATO-n drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmet, duke vlerësuar se raketat me rreze të gjatë si ato amerikane Atacms nuk mund të përdoren “pa të dhënat e inteligjencës satelitore” të zhvilluara nga teknikat e Aleancës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Kremlinit tha se nuk e kupton pozicionin e Stoltenberg. “Kur ai ishte kryeministër i Norvegjisë ne diskutuam çështje të ndryshme dhe në atë kohë jam i sigurt se ai nuk vuante nga demencia”, vuri në dukje ai. Por tani “ai nuk mund të mos e dijë” se përdorimi i raketave të tilla si Atacms kundër territorit rus do të kërkonte një rol të drejtpërdrejtë të teknikëve të NATO-s. Me të gjitha pasojat e rastit.

Pyetja është se si do të përgjigjet Moska. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u kufizua duke bërë të ditur se “komandanti suprem”, pra vetë Putini dhe udhëheqësit ushtarakë “po marrin kundërmasa adekuate dhe po përgatiten”. Masa për të cilat vetëm ata janë në dijeni.

ME TE LEXUARAT