Publikohet Harta/ Temperatura ekstreme, ja qytetet që rrezikohen nga zjarret në Shqipëri
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rreziqe për zjarre në disa qarqe si pasojë e temperaturave shumë të larta. Sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “i lartë” për zjarre në qarqet Kukës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”.
Po sipas IGJEUM, në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm ne zona te lokalizuara, konkretisht: Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. “Rreziku pritet te jete me i larte gjate dites se sotme” thuhet në njoftim.
Nesër priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 35 °C
në vendet e ulëta: 21 / 38 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C