Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për protestën në Shqipëri?/ Ja çfarë thotë eksperti i ekonomisë

Aktualitet

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për protestën në

Protesta e qytetarëve që po zhvillohet prej 10 ditësh në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Po pse gjithë ky interes për këtë që po ndodh në Shqipëri?

I ftuar ne nje studio televizive Azmi Stringa  tha se protesta është model, po tregon që Shqipëria ka njerëz të shkëlqyer.

Sipas tij, nëse në Shqipëri ka njerëz të majtë, ka edhe media ndërkombëtare të majta që u intereson, por kurrsesi nuk mund të flasim për agjentë që kontrollojnë protestën.

Ai tha se retorika e kryeministrit se këtu ka agjentë të huaj vjen për shkak të moskontrollit që ka mbi protestuesit.

Pjesë nga biseda:

Gazetaria: Protesta ka marrë vëmendje ndërkombëtare, si e shpjegoni gjithë këtë impakt?

Azmi Stringa: Protesta ka qenë fantastike për ata që kanë qenë aty. Shqipëria ka një shtresë fantastike, një brez të ri, njerëz civilë që nuk kanë rënë pre e asnjë provokimi.

Një protestë e bukur që i kanë bërë reklamë Shqipërisë. Një gjë i bashkon: klasa sunduese shqiptare është e shqetësuar, po e humb kontrollin.

Gazetaria: Ka interesa që fshihen brenda?

Azmi Stringa: Kur lajmi fillon të marrë zë, edhe kjo protestë do të përdoret ndërkombëtarisht nga ato grupe që u intereson.

Siç kemi ne të majtë këtu që flasin për komplot, ka grupe jashtë që flasin për komplot. Arsyeja pse Rama flet për komplot të madh është se nuk e kontrollon dot më.

ME TE LEXUARAT