Protesta para bashkisë Tiranë, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Aktualitet

Protesta para bashkisë Tiranë, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër të arrestuarit pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov të premten.

Togat e zeza kanë caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Protesta para bashkisë së Tiranës, 4 të arrestuarit para gjykatës: Edhe rripin e pantallonave na e kanë hequr

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protesta para bashkisë Tiranë, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës para bashkise se Tiranes kane dale para gjykates. Në mbështetje te tyre kanë mbërritur në gjykatë disa qytetare dhe deputet të te PD se Rithemelimit.

Prapa kafazit prej xhami, ata janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

Të arrestuarit: 

1-Kevin Vidrica, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike,

2-Bernard Metaliaj,  i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike,

3-Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.


4-Artan Muçmata

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha protestuesit.

Protesta para bashkisë Tiranë, Gjykata liron 4 të arrestuarit

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.

Kujtojmë që pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia e Tiranës shoqëroi 4 protestues.

Policia thotë se shoqërimi i tyre është bërë pasi u hodhën dhjetëra koktejl me molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe u përplasën me punonjësit e policisë.

ME TE LEXUARAT