Protesta para Bashkisë së Tiranës, reagon BE dhe ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën!

Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës, reagon BE dhe ambasada e SHBA:

Lidhur me protestën e mbajtur para ambienteve të Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe delegacioni i BE.

Në reagimin në platformën X, delegacioni i BE shprehet se dënon dhunën, gjithashtu nënvizon se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

13-56-Protesta e opozitës, ambasada amerikane: Dënojmë aktet e dhunës pranë Bashkisë së Tiranës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, reagon BE dhe ambasada e SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga eksponentë të opozitës gjatë protestës së kësaj të premteje, e cila u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.

Ajo thekson se e drejta për të protestuar është pjesë e demokracisë, por jo aktet e dhunës.

Po ashtu, ambasada përshëndet edhe zyrtarët policorë, të cilët sipas asaj qëndruan në lartësinë e detyrës.


Reagimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

ME TE LEXUARAT