Prokuroria mbyll hetimet/ Merren të pandehur dy rusët dhe ukrainasi

Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet/ Merren të pandehur dy rusët dhe ukrainasi

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për 3 shtetasit e huaj të akuzuar për spiunazh, që u kapën në Uzinën e Gramshit në 2022-shin.

Mësohet se janë marrë të pandehur Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zori, si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, që dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.

Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.

Dy rusët dhe ukrainasi kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre.

Kujtojmë se Timofeeva dhe Alpatov janë në gjendje të lirë prej disa muajsh, ndërsa Mikail Zorin ndodhet me masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Ata u kapën më 20 gusht 2022 nga policia e Elbasanit, pasi tentuan të hynin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

Një prej tyre nuk iu përgjigj thirrjes së ushtarit roje për t’u ndaluar, por u përlesh me të dhe e sulmoi me sprajt paralizues në pjesën e fytyrës.

Në polici ata kanë dëshmuar se janë blogerë dhe fotografojnë ndërtesa apo objekte të vjetra.

ME TE LEXUARAT