Policia reagon për arrestimin e Ismail Zenelit në Spanjë: Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Aktualitet

Policia reagon për arrestimin e Ismail Zenelit në Spanjë: Pritet

Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani.

Ismail Zeneli është personi që dyshohet se donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi. Ky krim ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Zeneli është arrestuar të enjten nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”. Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT