Policia gënjeu, zbulohet motivi pse Denis Meçe dhunoi për vdekje Egli Progën
Pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobvënia.
Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por mësohet se Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.
Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, dhe në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.
Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.
Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje. Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.
Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë sot në gjykatën e Korçës ka mbërritur autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçi dhe 3 të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të arrestuar për moskallëzim krimi.
Në ambientet e jashtme, ishin prezentë familjarë të viktimës. E motra e viktimës kërkon drejtësi për të vëllain.
‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim... ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë me të madhe para gjykatës dhe në momentin e mbrritjes së autorëve.
Vrasësi i vëllait del sot në gjyq, motra e Egli Progës shpërthen keq ndaj tij në dyert e gjykatës: “O kafshë”(Video)
Por kush është gangsteri Denis Meçe që dhunoi për vdekje 42-vjeçarin?
Policia thotë se 29-vjeçari Denis Meçe ka dhunuar për motive të dobëta babanë e dy fëmijëve i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Pas konfliktit, Denisi, nipi i ish-drejtorit socialist, Valter Gora, u arratis por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”.
Sipas qytetarëve, Denisi njihet në Pogradec për bëmat e tij te Ujësjellësi por edhe bizneset, karburante, që ka në qytet.
“Të arrestohet Denis Meçe që vrau në ditë me diell Egli Progën , një njeri familjar, të rregullt, nuk përzjehej me njeri, punonte, kujdesej për femijët, i shoqëronte në kurse, i shëtiste... e të vritet kështu është e tmerrshme, e frikshme. Denim maksimal për këta kafshë me fytyrë njeriu. Ai ka suport nga familjarët, daja i vet pjesë e PS. Edhe të ujësjellësi qytetit ka lënë nam. Kanë karburante.“, shkruajnë komentuesit pas ngjarjes së rëndë.