Po punonte në një objekt, 70-vjeçari rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2025, 15:30
Aktualitet
Humb jetën një 70-vjeçar në Ersekë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.