Ç'po ndodh në SPAK? Kërc'ënimet për bom'bë, Garda shkon me qenin anti-eksplo'ziv

Pas alarmit në disa institucione të Tiranës, dhe jo vetëm, përmes një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë, shërbimet shtetërore janë vënë në lëvizje.
Garda e Shqipërisë ka shkuar me qenin anti-ekspoiziv tek GJKKO dhe SPAK. Po ashtu edhe efektivë të Antiterrorit kanë zbarkuar në këto ambiente.
Sipas informacioneve, një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste është dërguar në disa institucione, ku pretendohet se janë vendosur lëndë plasëse dhe do të shpërthejë për 2 orë. Mes institucioneve të përmendura në mesazh janë edhe SPAK dhe GJKKO
Aktualisht po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në ambientet e institucioneve, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë.
Policia e Shtetit njofton se "nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi".


