Plagosje me thikë në qendër të Korçës, arratiset autori

Aktualitet

Plagosje me thikë në qendër të Korçës, arratiset

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të marte. 

Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.Mësohet se i plagosuri, Ergyst Shtylla 40-vjeç është në reanimacion.

Policia është nisur në kërkim të autorit. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i autorit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

ME TE LEXUARAT