Plag'osi tre persona pas sherrit të fortë në Durrës/ Arrestohet në Shijak 19-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Plag'osi tre persona pas sherrit të fortë në Durrës/
Kapet në fshatin Pjezë, 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, i cili fshihej në një fshat.

Si rezultat i operacionit, u kap në fshatin Pjezë, Shijak, dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26.07.2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse, 3 shtetas.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 04.08.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijon punë për kapjen e shtetasit M. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT