Plagosi tre persona gjatë sherrit në Mamurras, Gjykata le të lirë policin David Medanin

Aktualitet

Plagosi tre persona gjatë sherrit në Mamurras, Gjykata le të

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën "detyrim paraqitje" për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit dy ditë më parë në Mamurras.

Ndërkohë vijon seanca për tre personat e tjerë që u përfshinë në konflikt, Gjon Fufin, Nikoll Fufin (Vorfi) dhe Rudolf Fufin, pjesëtarë të fisit të ish deputetit Mhill Fufi, të cilët akuzohen për për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani dhe me tre vëllezërit Fufi. Gjithçka ndodhi në mes të qytetit, ku gjatë konfliktit, polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Si nisi përplasja

Gjithçka filloi gjatë një kontrolli të efektivëve në lokalin e F.L. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. 3 policët, David Medani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, gjatë paradites së të mërkurës, kryen kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, por kanë hasur në kundërshtimin Nikoll Vorfi (Fufi), i cili u shoqërua më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë. Por ngjarja nuk është lënë me kaq, ku Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Medani i cili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

ME TE LEXUARAT