Piu fostoksinë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë 

Aktualitet

Piu fostoksinë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë 
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Bëhet me dije se më datë 22.10.2024, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës shtetasi I. B., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 22.10.2024, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës shtetasi I. B., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT