Pesë të arrestuar brenda pak orësh në kryeqytet, ja për çfarë akuzohen

Aktualitet

Pesë të arrestuar brenda pak orësh në kryeqytet, ja për

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim, dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Vihen në pranga 5 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. H., 55 vjeç, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor;

– F. D., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim M. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. E., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, pasi në Domje, ka goditur me grushte, punonjësin e OSHEE-së Vorë, duke e penguar në kryerjen e detyrës.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve Vorë proceduan penalisht shtetasit e mitur K. L., 15 vjeç, K. T., 16 vjeç, dhe S. D., 16 vjeç, pasi nën kërcënimin e thikës, i kanë vjedhur sendet personale shtetasit U. K., 28 vjeç.

—-

Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT