Përplasja në pallatin mbretëror, gjykata e Tiranës dënon Leka Zogun, pafajësi për Elia Zaharinë
Gjykata e Tiranës dënoi me 21 janar 2025 Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me incidentin në pallatin mbretëror me Elia Zaharine dhe babain e saj, ngjarje e ndodhur në mars 2024.
Denimi i tij eshte konvertuar ne 16 muaj kohe prove.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.
Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.
Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.
E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti per te cilin ajo akuzohej nuk përbën vepër penale.
Të tre personat të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Incidenti në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet.
Ngjarja ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" pasditen e 5 marsit 2024.
Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.
Perplasja mes paleve ndodhi pasi Leka Zogu shkoi per te takuar vajzen nderkohe qe kishte muaj i ndare me Elia Zaharine.
Ai ka muaj qe ka bere publike lidhjen me Blerta Celibashi pas divorcit zyrtar me Elia Zaharine.