Përplaset varka në lumin Danub, dy të vdekur dhe 5 të zhdukur
Lajmifundit
/
19 Maj 2024, 12:31
Bota
Dy persona humbën jetën dhe pesë rezultojnë të zhdukur nga përplasja e një varke në lumin Danub pranë qytetit hungarez Veroca, rreth 50 kilometra në veri të Budapestit.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku për pasojë kanë humbur jetën një grua dhe një burrë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.