Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në rrugët e Italisë.
Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar, i moshës 25 vjeç, po drejtonte një kamion kur u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.
I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.
Urgjenca e Veronës shkoi në vendin e ngjarjes, por i riu kishte ndërruar jetë kur ata shkuan aty
Policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.