Përmbyset trajleri në rrugën e Rinasit, plagoset shoferi

Aktualitet

Përmbyset trajleri në rrugën e Rinasit, plagoset shoferi

Një aksident rrugor ndodhi diten e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje.

Policia tha se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Në pamje duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

ME TE LEXUARAT