Përfundon vizita e Erdogan në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit

Aktualitet

Përfundon vizita e Erdogan në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbyllur mbrëmjen e sotme vizitën e tij në Shqipëri.

Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thekson se vizita e tij ka përfunduar pa incidente ndërsa falenderon dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin dhe zbatimin e udhëzimeve.

Policia e Shtetit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.

ME TE LEXUARAT