Përfshihet nga flakët në mes të rrugës makina në autostradën Vlorë-Fier

Aktualitet

Përfshihet nga flakët në mes të rrugës makina në

Një automjet tip “Mercedes Benz ML”, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Siç shihet edhe nga foto, zjarri ka shpërthyer në pjesë e parme të mjetit i cili thuajse është shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dhe forcat zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT