Për pak sa nuk e përplasi makina gjatë transmetimit "live", reagon Anila Hoxha: Isha në trotuar

Aktualitet

Për pak sa nuk e përplasi makina gjatë transmetimit

Një incident u regjistruar ditën e sotme para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku një automjet për pak sa nuk përplasi gazetaren e kronikës Anila Hoxha, e cila ishte duke raportuar për pretencën e dhënë në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

Një mjet që po tentonte të kalonte pas saj, i rrezikon jetën duke u afruar në drejtim të saj, por fatmirësisht gazetarja largohet duke u spostuar gjatë raportimit.

Në lidhje me këtë incident ka ardhur së fundmi dhe nga gazetarja Anila Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha shkruan se tani mund të fillojnë dhe të thonë ekspertët se ç'donte ajo aty, por sipas saj, ajo ndodhej në trotuar, në një vendqëndrimi për gazetarët dhe jo kalimi për automjetet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pak sa nuk e përplasi makina gjatë transmetimit

"Ftoj ekspertët të shkruajnë : - cfarë doje aty, pse raporton aty, më mirë të të kishte përplasur… e te tjera sipas dëshirës .

P. S : vendi ku po raportoj është trotuari i dy gjykatave, vendqendrimi i gazetarëve dhe jo rrugë kalimi për automjetet." shkruan gazetarja.

ME TE LEXUARAT