'Nga një vrasës flamingosh', Rama dedikim për gazetaren nga Irlanda: Në një jetë tjetër, do të isha ....

Edi Rama prej thuajse 3 orësh po mban një konferencë për mediat e huaja dhe gjatë saj u regjistrua edhe një moment pikant.
Një gazetare irlandeze i kërkoi një nënshkrim në një libër dhe në këtë moment kryeministri nuk e kurseu ironinë dhe batutat.
Kryeministri vendosi të shkruante “nga një vrasës flamingosh”, duke ironizuar protestën dhe kundërshtimet e lindura për projektet e Sazanit dhe Zvërnecit.
“Do t’ju shkruaj: Nga një vrasës flamingosh. Jeni irlandeze, shumë mirë, më pëlqejnë shumë. Nëse do të kisha një zgjedhje në një jetë tjetër, do të doja të isha irlandez.
‘Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh’. Shpresoj ta kuptojë edhe bashkëshorti, sepse duket shumë e dyshimtë”, u shpreh Rama.


