Pas bashkëshortit, reagon sërish Belina Pupa: Ju tregoj të vërtetën e akuzave në Australi!
Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një pronë tyren në Australi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Belina sqaron se ndodhet në gjendje të lirë dhe se procesi ligjor vijon.
Po ashtu shprehet se mediat po e "përdorin" imazhin e tyre për të fituar klikime, në këtë çështje delikate.
Ajo akuzohet se ka kultivuar 43 bimë kanabisi në një pronë në Ascot Park gjatë periudhës 1 janar – 4 prill 2025. Belina u paraqit në Gjykatën e Magjistratës në Adelaide, por nuk ka dhënë ende një deklaratë për akuzat.
Avokatët e saj kërkuan që të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht, për t’i mundësuar udhëtimet jashtë vendit për punë, duke thënë se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Por prokuroria kundërshtoi këtë kërkesë.