Pamje e rrallë nga Elbasani/ Arusha dhe këlyshi i saj mes betejës me zjarret

Lufta me flakët nuk bëhet vetëm për të mbrojtur banesat dhe jetën e qytetarëve, por edhe faunën e egër të vendit tonë. Këtë e dëshmon edhe fotografia e kësaj arushe të murrmë me këlyshin e saj, e shkrepur nga efektivët e Forcave të Armatosura gjatë përgatitjes për operacionin e shuarjes së zjarreve në Shmil të Elbasanit.
Fotoja është shpërndarë në rrjet nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
"Gjatë operacionit kishte edhe kështu!” - sms e dërguar nga trupat tanë që po luftojnë me zjarret! Foto e shkrepur sot në Shmil, Lugaxhi, Elbasan përgjatë operacionit për shuarjen e zjarreve nga trupat e Komandës Mbështetëse!
Mirënjohës për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Zjarrfikëse që janë angazhuar në këtë situatë kaq të vështirë për të ruajtur jetën e qytetarëve, pasuritë e tyre, por edhe pasuritë e jashtëzakonshme të florës dhe faunës të natyrës shqiptare!" shkruan Nufi!


