"Nuk kam çfarë them...", Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë, refuzon të flasë për vrasjen e Jani Prengës

Aktualitet

"Nuk kam çfarë them...", Dritan Rexhepi shoqërohet me

Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, është shoqëruar sot me forcë nga Policia e Shtetit për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”.

Megjithatë, Rexhepi ka zgjedhur sërish të heshtë, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të trupës gjykuese në çështjen që po gjykohet ndaj Festim Bechdilit, i vetmi i dënuar deri tani me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them,” është shprehur Rexhepi në sallën e gjyqit, duke mos ndryshuar qëndrim, as pas shoqërimit të detyruar nga autoritetet.

Roli i tij në këtë çështje mbetet ende i paqartë, ndërsa drejtësia shqiptare përpiqet të zbardhë të plotë ngjarjen tronditëse që vazhdon të jetë në vëmendje të opinionit publik

ME TE LEXUARAT