Nuk ka qetësi për Dani Alves, ofendohet nga kalimtarët në rrugë

Sport

Nuk ka qetësi për Dani Alves, ofendohet nga kalimtarët në

Dani Alves u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion eurove garanci.

Alves iu desh t’i dorëzonte gjykatës dy pasaportat e tij, spanjolle dhe braziliane, si garanci se nuk do të largohej nga vendi iberik përderisa gëzon lirinë e përkohshme.

Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal nate në Barcelonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alves ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Ines Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës.

Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës.

Pavarësisht kritikave, ka disa shqetësime për integritetin e ish-futbollistit.

Javën e kaluar, në vizitën e tij të parë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, braziliani u qortua nga një kalimtar, që e thirri nga distanca: “O përdhunues… Alves, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar”.

ME TE LEXUARAT