Dekonspiroi operacionin antikanabis, pezullohet punonjësi i policisë në Tiranë

Aktualitet

Dekonspiroi operacionin antikanabis, pezullohet punonjësi i policisë

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar.

#amp08009090

Për ankesa në Whatsapp: 0694151511

ME TE LEXUARAT