Nis regjistrimi në kopshte, prindërit mund të aplikojnë në platformën “e-fëmijët.tirana”
Lajmifundit
/
15 Qershor 2026, 12:33
Aktualitet

Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike të bashkisë Tiranë, do të kryhen online nga kjo e hënë deri më 3 korrik, përmes platformës elektronike të dedikuar “e-fëmijët.tirana.al”.
Prindërit mund të aplikojnë për kopshtin më të afërt me vendbanimin e tyre, duke plotësuar dokumentacionet që përfshijnë: vërtetimin me të ardhurat mujore, vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe kartelë vaksinimi të fëmijës.
Për tetë kopshte të kryeqytetit nuk do të hapen aplikime të reja, për shkak se vendet e lira plotësohen me fëmijët që kalojnë nga çerdhja.