Flakë dhe përplasje me policinë, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Ka përfunduar protesta e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita para bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”.
Ashtu si edhe në protestat e radhës, protestuesit hodhën molotov, fruta dhe vezë në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Protestuesit çajnë kordonin policor, tentojnë të futen në Bashkinë e Tiranës
Protestuesit e opozitës kanë rrëzuar barrierën metalike të vendosur para kordonit të policisë në hyrje të Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë të futen me forcë në godinë, por nuk lejohen nga policia.
Ndërkohë më herët, Tedi Blushi ka tentuar që të futet me forcë në bashki, duke “kapërcyer” mbi kokat e protestuesve, por është ndaluar nga policia.
Ai ka kaluar mbi rrethimin metalik, teksa në dorë mbante një flamur kombëtar. Blushi tha se do të jetë i pari që do të futet dhe se nuk do mund ta ndalojnë, pasi sipas tij këshilltarët e opozitës duan që të futen në mbledhje dhe në zyrat e tyre në bashki.
Protesta e opozitës, Tedi Blushi "mbi" kokat e protestuesve, tenton të çajë kordonin e policisë
Tedi Blushi ka tentuar që të futet me forcë në bashki, duke “kapërcen” mbi kokat e protestuesve, por është ndaluar nga policia.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë po tentojnë të hyjnë në godinë.
Dorian Teliti dhe Tedi Blushi janë vendosur para kordonit policor.
“Kanë bunkerizuar bashkinë dhe i kanë vendosur zinxhirë derës. Drejtori i Policisë na jep arsyen përse nuk po na lini të hyjmë në godinë e të kryejmë detyrën”, tha Teliti.
Protesta e opozitës, shpërthime të fuqishme zjarri para bashkisë së Tiranës, dy të ndaluar me lëndë piroteknike
Protestuesit kane hedhur sende shperthyese para bashkise se Tiranes diten e sotme.
Imazhet tregojne lende plasese qe kane shperthyer ne hyrje te Bashkise, duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise madje edhe te protestuesve.
Efektivat e policise kane nderhyre duke shuar zjarret me mjetet e posacme teksa organizatoret e protestes vijuan fjalimet me Tedi Blushin dhe Belind Kellicin.
NDALOHEN DY PROTESTUES ME LENDE SHPERTHYESE
Policia ka ndaluar dy persona në protestën e Rithemelimit që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës, pasi u janë gjendur lëndë piroteknike.
Më herët protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës, ndërsa kërkojnë që të largohet nga detyra Erion Veliaj
NIS PROTESTA E OPOZITES PARA BASHKISE TIRANE
Protesta para bashkisë, opozita qëllon me vezë dhe mollë në drejtim të godinës.
Ka nisur protesta e Rithemelimit jashtë godinës së bashkisë së Tiranës.
Protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë “çelur” këtë tubim duke gjuajtur me mollë dhe vezë drejt godinës.
Për këtë arsye në afërsi të godinës së bashkisë, shihen forca të shumta sigurie për të garantuar rendin.
Kujtojmë se sot opozita ka kërkuar leje që protesta të zgjasë deri në orën 20:00.
Në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.