Po vendosnin shtyllat e ndriçimit në Tropojë, një punonjës humb jetën nga kontakti me energjinë, tre në gjendje të rëndë

Aktualitet

Po vendosnin shtyllat e ndriçimit në Tropojë, një
Një punonjës i Bashkisë së Tropojës humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit të Bajram Currit, teksa katër punonjësit e Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e shtyllave dhe ndriçuesit rrugor në rrugën Dobraves të aksit Ura e Bujanit-Bajram Curri.

Paraprakisht dyshohet se shtylla, e cila po vendosej në gropën e përgatitur më herët, ka hasur në linjën e tensionit të mesëm në anën e sipërme të saj, duke shkarkuar energji elektrike te punonjësit. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë punonjësi me inicialet M.I., rreth 60 vjeç, ndërsa tre punonjësit e tjerë janë plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Të plagosurit mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Bashkia e Tropojës bëjnë me dije se ndriçimi rrugor që po vendoset në këtë rrugë nuk ka lidhje me linja apo përçues elektrikë, për shkak se është ndërtuar me panele fotovoltaike, por shtylla gjatë vendosjes ka hasur në telat përçues të një linje ekzistuese të energjisë elektrike të tensionit të mesëm. Gjithsesi, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:
Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT