Ngjarje e rëndë në Memaliaj, raportohet për atentat me 3 të vrarë

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Memaliaj, raportohet për atentat me 3

Një ngjarje tronditëse është shënuar gjatë orëve të vona të së shtunës në Memaliaj, ku në një lokal janë vrarë tre persona.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë bashkisë në Memaliaj, ku nga të shtënat e kallashnikovit kanë mbetur të vrarë tre persona.

Ka humbur jetën Shyqo Kalemi, Marsel Cela, Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se “shënjestra” e këtij atentati ka qenë Shyqo Kalemi, por plumbat kanë kapur kamerierin dhe një klient në lokalin që humbën jetën nga breshëria e plumbave.

Autorët e kësaj masakre janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në kërkim të autorëve.

ME TE LEXUARAT