Nga markat e veshjeve tek ekipet e futbollit, logot që ishin porositur për kokainën e gjetur në Durrës

Aktualitet

Nga markat e veshjeve tek ekipet e futbollit, logot që ishin porositur

Sasia prej 300 kilogramësh kokainë e kapur në Portin e Durrësit ishte nisur nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion shtetin fqinj Italinë.

Droga, që u gjet e fshehur në trupin e një kamioni transit me targa të Maqedonisë së Veriut, ishte e ndarë në disa pako e ambalazhuar me logo të ndryshme, si ajo e markës së veshjeve, Christian Dior, stema skuadrash futbolli dhe basketbolli, si Chicago Bulls dhe Paris Saint-Germain.

Lënda narkotike u gjet në vijën e dytë në dalje në trupin e kamionit pas dyshimeve të krijuara nga autoritetet shqiptare.

Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur.

Pas zbulimit të sasisë së lëndës narkotike, unifomat blu vendosën në pranga drejtuesin e mjetit, një 40-vjeçar maqedonas i identifikuar si Nazif Ajroski.

ME TE LEXUARAT