Nga kthjellimet te stuhitë, mot i paqëndrueshëm me temperatura përvëluese – ja çfarë na pret të mërkurën

Aktualitet

Nga kthjellimet te stuhitë, mot i paqëndrueshëm me temperatura

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

ME TE LEXUARAT