Nëna e dy fëmijëve vdiq pak pas abortit, Materniteti i Elbasanit “kyç” gojën

Aktualitet

Nëna e dy fëmijëve vdiq pak pas abortit, Materniteti i Elbasanit

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e rëndë, ku një 34-vjeçare në Elbasan humbi jetën disa orë pasi kishte kryer abortin në maternitetin e këtij qyteti.

Dy mjekët e maternitetit janë marrë në pyetje nga ana e policisë dhe po hetohen në gjendje të lirë.

Deri tani shkak për vdekjen e 34-vjeçares Etleva Çullhaj mendohet të ketë ardhur nga mpiksja e gjakut, por kjo pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dy mjekët janë marrë nën hetim në gjendje të lirë. Ata kanë dhënë deklarime në Polici, dhe hetimi vazhdon në gjendje të lirë, mjekët vijojnë punën në maternitetin e Elbasanit.

Vdekja e 34-vjecares ka ardhur si pasojë e mpiksjes së gjakut. Ajo ka ardhur vullnetarisht për të kryer abortin dhe ka firmosur”, raportoi gazetarja.

Spitali i Elbasanit thekson se aborti është kryer normalisht dhe se mjekët kanë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Ajo jetonte në zonën e 5 majit në Elbasan dhe ishte nënë e dy fëmijëve, kurse prindërit e saj jetojnë në zonën e Baldushkut në Tiranë.

“Spitali i Elbasanit thotë se aborti është kryer normalisht dhe Sipas të gjitha procedurave dhe ajo ka filluar të ndihet keq disa orë më vonë. Nuk ka një reagim zyrtar nga Materniteti i Elbasanit.

. Familjarët e saj jetojnë në Baldushk të Tiranës. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe jetonte në zonën e 5 majit në Elbasan”, shtoi gazetarja./Abcnews

ME TE LEXUARAT