FOTO/ Arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit” të Shijakut, rrëmbeu vëllezërit Beqiraj, ishin nisur për të vrarë

Aktualitet

FOTO/ Arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit”

Agron Bejdolli, personi që shihni në foto është arrestuar nga policia e Durresit pasi ishte shpallur në kërkim me akuzen e rrembimit te personit.

Sipas policise, 33-vjeçari ishte në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

FOTO/ Arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pamjet shihet edhe momenti i shoqërimit të Agron Bejdollit. 

Njoftimi i policisë

VP Durrës/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Wanted”. I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Agron Bejdolli., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ra në pranga sot, kush është krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, si tentoi të rrëmbejë vëllezërit Indrit e Gentian Beqiri

FOTO/ Arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit”

Një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 ka rënë në pranga. Agron Bejdolli i shpallur në kërkim, u arrestua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Bejdolli është krahu i djathtë i Alekdansër Lahos, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi i Shijakut’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata morën peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj më 2 tetor 2022.

Ndaj Bejdollit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për akuzën “heqje e paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin e Shijakut. Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë Aleksandër Laho.

 Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. 

Dy vëllezërit Beqiraj u morën peng më 2 tetor 2022 në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezërit po udhëtonin nga Durrësi në Drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit.

Fillimisht janë konfliktuar fizikisht me 4 personat që ndodheshin në mjet, një prej tyre Agron Bejdolli që u arrestua sot. Indrit Beqiraj u mbajt peng për disa minuta dhe autorët e lëshuan pasi kishin ecur rreth 500 metra. Dy vëllezërit më pas kanë shkuar në komisariat.

Ditën që vëllezërit Beqiraj u morën peng ishin nisur të vrisnin shtetasit Geron Hasanbelliun dhe dy nipa e tij për shkak të një hasmërie të vjetër.

Porosia për këtë vrasje ishte dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh dhe i cili kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik.

Dëshmia e vëllezërve zbuloi rrjetin e vrasësve me pagesë

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiri zbuloi rrjetin e vrasësve me pagesë dhe disa ngjarje, ndërsa 15 persona ranë në pranga në tetor 2022. Pas dëshmisë së tyre, u zbardh edhe atentati në Don Bosko më 4 janar 2022, ku u vra gabimisht Erion Çela dhe u plagosën 4  të tjerë.

Me porosi të Kasandër Nogës (i arrestuar në Belgjikë) do vritej Geron Hasanbelliun dhe dy nipave të tij për shkak të një hasmërie të vjetër. Kevin Zeneli (Suçi) dhe dy të tjerët ngatërruan objektiv. Për këtë atentat Kasandër Noga kontaktoi vëllezërit Beqiri, por ata u tërhoqën nga frika.

Në kërkim për pengmarrje, arrestohet krahu i djathtë i “Rrumit” të Shijakut, Agron Bejdolli

FOTO/ Arrestimi i krahut të djathtë të “Rrumit”
Ne foto, "Rrumi" i Shijakut

Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka ndaluar shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.

Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkpunim me Rrumin, te dy vellezërve Beqiraj në tetor 2022. Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij.

Agron Bejdolli ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e Indrit Beqirajt.

Beqiraj u mor peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona. Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor ‘Piaggo’ nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t’u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete, por e liruan pas 2 orësh. 

ME TE LEXUARAT