Në burg për "Masakrën e Lushnjës", Laert Haxhiu kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë: Më cënohet jeta këtu

Aktualitet

Në burg për "Masakrën e Lushnjës", Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë, ka bërë rekurs në Gjyklatën e Lartë ndaj këtij vendimi. Avokati i tij, Detar Hysi ka argumentuar se se Apeli I GJKKO-së ka tejkaluar kopentencat.

Sipas tij, vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se po tentohet ta hapen një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës. Sipas avokatit, Haxhiut i cënohet jeta në vendin tonë. Po ashtu shton se një anëtarët e trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajasi për masakren.

Vendimi i dënimit të përjetshëm ndaj tij u shpall nga Gjykata e Posaçme më 24 prill të këtij viti, për ngjarjen e njohur si "Masakra e Lushnjes," e cila ndodhi në vitin 2017. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

Haxhiu u dënua për disa akuza, përfshirë "Grup i strukturuar kriminal," "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale," "Vrasje në rrethana cilësuese," "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve," si dhe "Prishja e rendit publik."

ME TE LEXUARAT