“Ndodhë t’ia japë truri kryeministrit të shkojë në...”/ Arjan Curri për protestën: Se po e rrëzuan Ramën kush do vijë?

Aktualitet

“Ndodhë t’ia japë truri kryeministrit të shkojë

Analisti i njohur, Arjan Curi, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Çfarë duhet bërë me protestën? Ku duhet të shkojë kjo?

Kjo dy gjëra bën. Ose e rrëzon Ramën, ose nuk bën asgjë, rri kështu siç është, një BBB, të mesme nuk ka. Protestuesit duhet të bëjnë atë që bën çdo organizim njerëzor në botë, duhet të nxjerrë në kokë. Sepse nëse nuk nxjerr një kokë, do t’i kapin. Berisha priti që këta të nxirrnin një kokë, nuk nxori, dhe ka lëshuar të vetët. Pra, Agron Shehaj, Lapaj dhe Qori janë aty. Nëse nuk ka një kokë, do të kthehet në konflikt. Por më mirë të ketë një fërkim të brendshëm deri sa të dalë një kokë. Po nuk u dhe një narcizist të ri, nuk të rri njeri.

Është si puna e bletëve në koshere, që po nuk patën një Mbretëreshë, kosherja ikën, e do gjithmonë një Mbretëreshë. Çdo organizëm njerëzor, çdo turmë njerëzish, e do një alfa. Duhet ta kthejë në një lëvizje politike dhe kjo duhet bërë sa më shpejt, duhet bërë tani dhe në bulevard. Duhet të mblidhen firmat, të caktohet një lloj komisioni nismëtar, t’i drejtohen edhe gjykatës për t’u njohur si lëvizje politike. Ta zëmë se e hoqën Ramën, por kush do ta zgjidhi gjënë? Se po e rrëzuan Ramën kush do vijë? Nuk duhet lënë terreni bosh. Do t’ia lënë Qorit, Lapajt dhe Shehajt? Do t’ia lënë Berishës? Se mund të ndodhë që t’ia japë truri Ramës dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe bën bashkë-qeverisje me Berishën për shembull. Opozita e vërtetë është kjo që është në bulevard, mund të zërë karriget e opozitës nëse nuk fitojnë dot pushtet direkt dhe në qeverisje është Rama dhe Berisha bashkë.

Pashë një pyetje interesante nga këta blogerët që thonte “Çfarë ka rinia e Nepalit më shumë se ne?”. Në këto vende, gjeneratat Z janë në epërsi të brezave të mesmoshës dhe të moshuarve. Në Shqipëri, gjenerata Z është me pakicë. Më shumë se sa të bindin njëri-tjetrin që të çohen nga kafet, që dakord se është lëvizje rinore, ata duhet të bindin prindërit e tyre dhe gjyshërit. Se nëse këta do të shkojnë në kutitë e votimit, do të votojnë mami dhe babi dhe do votojnë dhe gjyshi dhe gjyshja. Dhe për çdo të ri, ka tre apo katër të moshuar. Gjenerata Z në Shqipëri, për fat të keq është në minorancë dhe këto gjeneratat e tjera njohin vetëm dy fe, Ramën dhe Berishën.

ME TE LEXUARAT