“Ndihem i penduar për atë që kam bërë”, vrau me sëpatë kunatën, Gjykata merr vendimin për Tefik Tashin
“Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët e autorit të vrasjes së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.
Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.
Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.