Ndërron jetë në moshën 57-vjecare gazetari Aristir Lumezi

Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 57-vjecare gazetari Aristir Lumezi

Eshte ndare nga jeta në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi. Lumezi ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada dhe ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në median e shkruar dhe ishte një nga profesionistët më të shquar të gazetarisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.

ME TE LEXUARAT