Ndërron jetë 82-vjeçari në aksin Çermë-Divjakë/ Humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me një shtyllë (Emri)
Lajmifundit
/
13 Gusht 2026, 18:17
Aktualitet

Një 82-vjeçar me inicialet H.D. duke drejtuar automjetin në aksin Çermë-Divjakë, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Hyqmet Dervishi është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


