“Na ka vajtur thika në palcë”/ Qytetari nga protesta: Ky është sheshi i halleve të shqiptarëve, një uragan që djeg!

Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë dhe sheshi i protestës është sheshi i halleve dhe problemeve të tyre, duke kërkuar ndryshim të qeverisë dhe klasës politike.
Kështu u shpreh një nga qytetarët në podiumin e protestës në ditën e 53-të të saj. Ai e cilësoi një uragan që djeg rezistencën qytetare, teksa denoncoi qeverinë për gjendjen ku ndodhet vendi.
“Na ka vajt thika në palcë, zgjidhja e halleve dhe problemeve është kjo protestë dhe ky shesh këtu. Ndaj ju përshëndes të gjithëve dhe i bëj thirrje që të vijnë këtu. Falenderoj edhe televizionet dhe veçanërisht gazetarin Osman Stafa. Këta kërkojnë mjekësi, çfarë mjekësie kërkojnë këta?”, tha ai mes të tjerash.
Qytetari iu përgjigj edhe ministrit Blendi Gonxhe për deklaratat për dhunën që kishte përjetuar në protesta, duke i kujtuar shpërdorimin e parave të shqiptarëve, ndërkohë që spitalet nuk kanë ilaçe.
Ai apeloi dhe paralajmëroi politikën:
“Ky është një uragan që ju djeg. I drejtohem nga ky podium edhe DASH-it amerikan që të ndihmojë që të bëhet Shqipëria”.


