Mpiksja e gjakut nga Johnson & Johnson dhe testi i imunitetit ndaj Covid në vend, flet mjeku shqiptar nga SHBA

Aktualitet

Mpiksja e gjakut nga Johnson & Johnson dhe testi i imunitetit ndaj Covid

Aprovimi i EMA-s për mundësinë e lidhjes mes mpiksjes së gjakut me vaksinën Johnson & Johnson ka shkaktuar shumë diskutime dhe mosbesim, ndonëse Agjencia Europiane e Barnave tha se përfitimet e saj ende tejkalojnë rreziqet. Lidhur me këtë situatë, ka folur Skënder Murtezani, mjek internist dhe epidemiolog. Në një intervistë televizive në mediat shqiptare, Murtezani tha se mpiksja e gjakut është sëmundje kardiovaskulare, që prek si meshkuj ashtu edhe femra.

“Agnovirusi është vektori i përbashkët që mund ta përcjellë këtë. Është bërë një dallim i vaksinimit, nuk besoj të ndalohet. Unë i ndaloj që femrat të përdorin kontranceptiv gjatë kësaj kohe edhe femrat shtatëzanë nuk duhet të konsumojnë duhan, gjatë kësaj kohe të marrjes së Johnson & Johnson. Duhet të ndalohet (holluesi i gjakut) po ashtu edhe gjatë AstraZeneca”, tha ai.

Murtezani preku edhe testin e pranimit të imunitetit ndaj Covid-19, që sipas tij do jetë e mundur edhe në Shqipëri. Ai e shpjegoi më tej. “Kjo është një procedurë ndaj qelizave të bardha dhe mund të bëjë përshkrimin e imunitetit. Ky imunitteit tregon që personi e ka kaluar Covid dhe nëse duhet ta bëjë vaksinën a po jo. Kjo e mjaftueshme për ta anuluar dhe për të krijuar një vaksinë të re që atyre i duhet. Mendoj se testi nuk do kushtojë shumë dhe në vend do arrijë për punë ditësh”, përfundoi ai

ME TE LEXUARAT