Moti i keq në vend, OSHEE: Ja në cilat qytete janë raportuar probleme

Aktualitet

Moti i keq në vend, OSHEE: Ja në cilat qytete janë raportuar

Vendi është përfshirë nga moti keq me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se situata e furnizimit me energji elektrike është e qëndrueshme.

Zyra e shtypit e OSHEE-së bën të ditur se zonat qendrore të vendit po furnizohen normalisht me energji, ndërsa janë raportuar problematika kryesisht në zonat e thella malore.

“Situata duket e qëndrueshme në zonën e juglindjes. Ka raportime për probleme në furnizimin me energji në disa zona të thella rurale, por zonat qendrore furnizohen normalisht. Probleme janë raportuar në zonat e Dibrës dhe Kukësit, për shkak të reshjeve, ku punonjësit e OSSH-së pengohen të avancojnë me punimet”, bën të ditur OSHEE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas OSHEE-së, rrjeti i tensionit të lartë është i gjithi në punë.

Gjithashtu, sipas OSHEE, fiderat 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

ME TE LEXUARAT