Mot i keq në Vlorë, era e fortë krijon probleme! Trageti Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port
Vlora pritet në orët në vijim të preket nga moti i përkeqësuar. Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh, raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi.
Më pas pritet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk kemi problematika.Veçse trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dal në Rad, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar.
Kjo për shkak të erës së fortë e cila mund të shkaktojë përplasje të tij me kalatat e portit dhe si rrjedhojë dëme të shumta materiale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit.
Por mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dal në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekond e bënë të pamundur momentalisht lundrimin e tyre.