“Mos shfaqni lakuriqësi në rrugë”/ Qyteti me shqiptarë ndalon pushuesit të lëzivin me rroba plazhi

Aktualitet

“Mos shfaqni lakuriqësi në rrugë”/ Qyteti me

Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një vendim të ri sa i përket pushuesve gjatë verës, duke i ndaluar ata të lëvizin nëpër qytet me veshje plazhi.

Në një njoftim publik, komuna bën me dije se  ndalohet “shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës”, dhe u kërkohet pushuesve të mos shfaqin lakuriqësi në rrugë. Poo ashtu, për këtë janë vendosur dhe tabela nëpër rrugët e qytetit.

Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se nga pikëpamja ligjore, Komuna nuk ka asnjë bazë për të vendosur tabela dhe as për të sanksionuar për mosrespektim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 “Me qëllim respektimin e rendit publik, sidmos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.

I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.

Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

ME TE LEXUARAT