Çmontohet rrjeti i eskortave, arrestohet një oficere policie dhe 12 tutore për prostitucion

Aktualitet

Çmontohet rrjeti i eskortave, arrestohet një oficere policie dhe 12

Policia ka vendosur në pranga 12 tutore dhe 1 oficere policie pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.

Raportohet se janë rreth 50 shtetase të huaja të shfrytëzuara për prostitucion nga të arrestuarat.

Viktimat, të cilat ishin të përfshira në këtë rrjet trafikimi, janë afërsisht 50 vajza, dhe besohet se janë detyruar të ushtrojnë prostitucion nën presionin e tutoreve të arrestuara.

Vajzat e shfrytëzuara raportohet se janë kryesisht nga Amerika Latine.

Sakaq, raportohet se oficerja e arrestuar punonte në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Operacioni ka qenë rezultat i një hetimi të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë (AMP), me mbështetje nga sektori kundër trafiqeve.

 

ME TE LEXUARAT