Momente frike në market në Tiranë, gruaja merr në krahë fëmijën e mitur, tenton të largohet

Aktualitet

Momente frike në market në Tiranë, gruaja merr në krahë

Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.

Menjëherë pas saj ka shkuar një grua (që mendohet se është nëna e fëmijës) që ndodhej në të njëjtin ambient dhe e ka marrë sërish, duke u kthyer në market.

Policia bën me dije se shtetasi E. D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Reagimi i policise Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

ME TE LEXUARAT