Modelja shqiptare aksidentoi me vdekje vëlla e motër në Kroaci, dalin detaje të reja nga ngjarja

Aktualitet

Modelja shqiptare aksidentoi me vdekje vëlla e motër në Kroaci,

Mediat kroate publikuan detaje nga aksidenti i ndodhur diten e sotme atje ku eshte perfshire nje modele nga Shqiperia.

Sipas tyre, eshte bëhre i ditur identiteti i shtetases shqiptare 29-vjeçare që shkaktoi  aksidentin rrugor ku humbën jetën Katarina dhe Stjepan Đerek, vëlla e motër nga Gradaci javën e kaluar.

Siç konfirmojnë burime nga qarqet gjyqësore të Dubrovnikut, bëhet fjalë për një shqiptar Klevisa Ymeri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas aksidentit të trafikut të 9 prillit, ajo është ndaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, ku pas lëndimeve të lehta ka qenë nën vëzhgim dhe pas daljes nga spitali është arrestuar dhe marrë në pyetje.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur Ymeri, e cila drejtonte një fuoristradë BMW me targa sllovake, ka filluar të parakalojë automjetin para saj në mënyrë të parregullt, gjë që ka shkaktuar përplasje kokë më kokë me një makinë me targa Makarska të drejtuar nga Stjepan Đerek nga ana e kundërt, citoi media vendase.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje 21-vjeçari Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.

Klevisa Ymeri (1995) është sjellë në Prokurorinë Komunale në Dubrovnik më 12 prill, me kallëzim penal, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor.

Prokuroria Komunale e Shtetit në Dubrovnik i propozoi gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik që të dyshuares t'i caktohet masa e paraburgimit, ndërsa gjyqtari hetues e pranoi propozimin në fjalë dhe urdhëroi që ajo të izolohet në paraburgim.

Nisur nga fotot në rrjetet sociale, të cilat shpeshherë janë shumë provokuese, duket se Ymeri bën një jetë komode, të cilën tashmë do ta zëvendësojë akomodimi në burg- shkruan media vendase. Artikulli u mor ketu

ME TE LEXUARAT