“ML” hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Berat ku vdiqën nënë e bir

Aktualitet

“ML” hyn në parakalim, kamioni i vjen përballë/ Si

Pamje të tjera janë sogiruar nga mediat nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidenti është future në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion.

Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.

ME TE LEXUARAT